Lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, menjëherë pasi mbajti fjalë rasti në protestën e organizuar nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, është parë duke hyrë në Partinë Demokratike të Kosovës ku është pritur nga kryetari Memli Krasniqi.
Bëhet e ditur se në këtë takim ata diskutuan për mbarëvajtjen e suksesshme të protestës ku morën pjesë dhjetëra mijëra qytetarë si dhe për zhvillimet politike në Kosovë e rajon.