Trembëdhjetë vjet më parë u nda nga jeta politikani shqiptar nga Tetova, Arbën Xhaferi. Ali Ahmeti, kreu i BDI-së në Maqedoni të Veriut, e ka kujtuar Xhaferin, duke thënë se mungesa e tij ndjehet edhe sot.
“Edhe pse kanë kaluar 13 vjet nga ndarja e tij nga jeta, mungesa e Arbën Xhaferit ndjehet njësoj”, shkroi Ahmeti.
Më pas, ai kujtoi se si gjatë luftës së vitit 2001, “kur kombi kishte nevojë për unitet, ai ishte aty për të bashkërenduar veprimet tona”.
Ahmeti tha se edhe pas luftës, takimet dhe bashkëpunimi mes tyre nuk u ndal.
“Shpesh më thoshte: ‘Më konsidero si vëlla të madh’. Dhe, ashtu ishte, një vëlla i madh, një mik i urtë dhe një mendje e kthjellët që e donte kombin mbi gjithçka”.
“I përjetshëm kujtimi për Arbën Xhaferin”, shkroi Ahmeti.
Arbën Xhaferi u nda nga jeta pasditen e 15 gushtit 2012 në moshën 64-vjeçare pas një hemorragjie cerebrale në tru.
tag_katrorimaqedoni_2