Ali Ahmeti para Vuçiq: Më tha, z. Ahmeti do t’na provosh pas një viti, Edi tha s’kam çka shtoj - Gazeta Express
string(88) "ali-ahmeti-para-vuciq-me-tha-z-ahmeti-do-tna-provosh-pas-nje-viti-edi-tha-skam-cka-shtoj"

Lajme

Gazeta Express

21/06/2022 21:33

Ali Ahmeti para Vuçiq: Më tha, z. Ahmeti do t’na provosh pas një viti, Edi tha s’kam çka shtoj

Lajme

Gazeta Express

21/06/2022 21:33

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka treguar në emisionin Pressing në T7 se cfare ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Samitin e Ohrit për Ballkanin e Hapur.

Ahmeti njihet si përkrahës i kësaj nisme, por shton se ka pasur rezervat e veta rreth kësaj çështje. Ai tregon se cfare bisedoi me Vuciqin dhe Ramën për këtë nismë.

Lexo Edhe:

“I thashë në takim edhe Edi Ramës edhe Aleksandër Vuçiqit. Edhe përfaqësuesi i Malit të Zi ishte. U thashë, ju e keni marrë përsipër këtë çështje, cfare doni të arrini. Edhe unë dua t’u jap fund pritjeve në kufi. Por, unë ndryshe e kam kuptuar. Ky është një mision që shkon drejt pajtimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Deri në Luftën e Dytë Botërore, ishin luftëra fetare. Lufta që i dha fund paqes ishte Lufta e Parë Botërore. Nëse i jeni futur kësaj rruge për të përfunduar luftën, jam para juve. Sepse kështu e kam kuptuar”, tha ai.

 Ai shton se rruga e vetme përpara është ajo e paqes dhe se për këtë duhet të bisedohet me Serbinë.

“E thashë para Vuciqit. Më tha zoti Ahmeti, e tha me fjalë të urta. ‘Do na provosht pas një viti’. U ktheva nga Edi. Më tha s’kam cfare të shtoj. Më tha se pas një viti frytet do të shihen. E thashë edhe më ehrët. Kosova ka plagë të rënda. Janë vrarë fëmijë e pleqë. Janë grirë. Nuk është e lehtë. Nuk është pyetja vetëm që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Por më të 12-ën. Më 13-ën, 18-ën e 24-ën. Kryer gjenocid mbi shqiptarët. Edhe në Maqedoni. Nga bandat. Nga cetnikët. Të mirëoganziuar nga Serbia. Unë këtë e kuptoj një mision historik për pajtim të shqiptarëve dhe serbëve. Pasi në hasmëri të pafund dhe shekullore nuk jetohet. Pasi e kemi  vend fqinj. Nuk e ndryshon dot. As nuk e zgjedh. As 50 kilometra nuk i kemi larg. Nuk dua që kjo temë të behet temë për t’u hidhëruar dhe hasmëruar shqiptarët mes vete. Të ulemi me shqiptarët. Cfare po bëjmë? A të vendosim të luftojmë? Atëherë të luftojmë. Nëse vendosim të pajtohemi, atëherë të pajtohemi. Por për pajtim duhet të ulemi me hasmin. Ske cfare bisedon me atë që nuk ke borxh, as nuk të ka”, përfundoi ai. /Gazeta Express/