Ali Ahmeti mbështet protestën për ish-krerët e UÇK-së: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e duhur - Gazeta Express
string(95) "ali-ahmeti-mbeshtet-protesten-per-ish-kreret-e-uck-se-lufta-e-uck-se-ishte-e-drejte-dhe-e-duhur"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 14:48

Ali Ahmeti mbështet protestën për ish-krerët e UÇK-së: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e duhur

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 14:48

Lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti, ka dalë në mbështetje të protestës kundër Gjykatës Speciale, e cila do të organizohet më 7 gusht në Prishtinë.

Ai iu ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve që t`i bashkohen kësaj proteste.

Në profilin e tij në “Facebook”, Ahmeti ka shkruar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dje e duhur.

“Lufta e popullit shqiptar e prirë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishtë e drejtë, e duhur dhe e përkrahur nga gjithë bota demokratike dhe liridashëse. Që nga paslufta, panumër procese gjyqësore ndërkombëtare e vendore dëshmuan çiltërsinë e luftës sonë për liri, demokraci, pavarësi. Drejtësia për popullin shqiptar nuk mund të bazohet në procese politike të imponuara nga Rusia dhe “dëshmi” të servuara nga Serbia. Unë jam pjesë e pandarë e luftës për liri të kombit tim dhe e mbështes protestën e ftuar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së. Ju ftoj të gjithëve që të shihemi bashkë më 7 gusht, në orën 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të lirisë sonë”, ka shkruar Ahmeti.