Ali Ahmeti lë të kuptohet se Borell e Lajçak kanë anuluar fluturimet për nesër - Gazeta Express
string(78) "ali-ahmeti-le-te-kuptohet-se-borell-e-lajcak-kane-anuluar-fluturimet-per-neser"

Ali Ahmeti lë të kuptohet se Borell e Lajçak kanë anuluar fluturimet për nesër

Lajme

Gazeta Express

18/03/2023 20:54

 Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka përcjellë nga afër sot gjatë gjithë ditës takimin në mes të Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur për zgjatjen e takimit Kurti-Vuçiq, Ahmeti ka thënë për T7 se kanë pasur parashikime që takimet mund të zgjasnin deri në orën 18:00, megjithatë thotë se sipas informacioneve që ka zyrtarët e lartë që janë ndërmjetësues kanë anuluar fluturimet dhe takimet që kanë pasur për ditën e nesërme.

Lexo Edhe:

Aktualisht ka përfunduar edhe pjesa e dytë e takimit Kurti-Vuçiq, dhe raportohet se mund të ketë edhe një raund të tretë apo vazhdimësi edhe nesër.

Palët kanë ngecur tek puna e nënshkrimit./Express/