“Ali Ahmeti ka thanë që ky s'ka kah ia mbanë – Edhe BDI edhe VLEN më bënë ofertë nga tre komuna shqiptare”, Menduh Thaçi në Pressing - Gazeta Express
string(126) "ali-ahmeti-ka-thane-qe-ky-ska-kah-ia-mbane-edhe-bdi-edhe-vlen-me-bene-oferte-nga-tre-komuna-shqiptare-menduh-thaci-ne-pressing"

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 21:41

“Ali Ahmeti ka thanë që ky s’ka kah ia mbanë – Edhe BDI edhe VLEN më bënë ofertë nga tre komuna shqiptare”, Menduh Thaçi në Pressing

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 21:41

Kryetari i PDSH-së në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, është i ftuar në “Pressing” të T7.

Partia e tij PDSH nuk garon në zgjedhje lokale.

Por, ai ka thënë se ka pasur oferta edhe nga VLEN, edhe nga BDI.

Ka thënë se ofertat e tyre ishin që të kenë tre kandidatë në tre komuna.

Por, thotë se nuk ka pranuar – duke shtuar se Ali Ahmeti ka menduar për të që “nuk ka që ka t’ia mbajë”.

“Ata do t’ia arrinin mposhtjen time nëse do të isha bërë pjesë e Qeverisë, sonte fjalët e mia nuk do kishin kurfarë vlere për Ali Ahmetin. Nëse unë do isha pjesë e Qeverisë fjalët e mia. Gjithonë Ahmeti ka mendu që unë nuk kam ka t’ia mbajë, ka mendu që do të bëjë kompromis për 2-3 komuna apo 10 këshilltarë, të dy palët minumimin për koalicion të zgjedhjeve lokale edhe pala e Qeverisë edhe opozitës më kanë bërë 3 komuna shqiptare”, ka thënë Thaçi. /Gazeta Express