Ali Ahmeti fton liderët shqiptar: Të bashkuar jemi më të fortë! - Gazeta Express

Maqedoni

Gazeta Express

16/07/2020 16:16

Me i fundit

Ali Ahmeti fton liderët shqiptar: Të bashkuar jemi më të fortë!

Maqedoni

Gazeta Express

16/07/2020 16:16

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka njoftuar opinionin që ka realizuar biseda telefonike me liderët e partive politike shqiptare në vend.

“Të nderuar miq, ju faleminderit për mbështetjen tuaj të madhe dhe për zhvillimin e një proçesi shembullor zgjedhor gjer në këto çaste.Sot pranova mijëra urata nga të gjitha trojet tona për të cilat jam shumë mirënjohës.Gjithashtu, sot realizova biseda telefonike me Kryetarin e PDSHsë z. Menduh Thaçi, dhe Kryetarin e Lëvizjes Besa, z. Bilall Kasami, ndërsa do të realizoj biseda edhe me Kryetarët e partive tjera shqiptare, z. Gashi, z. Sela dhe z. Memedi për ta vlerësuar bashkarisht rezultatin zgjedhor dhe për të këmbyer mendime.Bashkë jemi më të fortë .” shkruan Ahmeti në Facebook.