Kryetari i BDI’së, Ali Ahmeti, mbrëmë ka njoftuar se ka pritur në zyrë ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Ai thotë se kanë biseduar për projekte të përbashkëta.
“Sot pata kënaqësinë të mirëpres ministrin e Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, z. Liburn Aliu. Gjatë këtij takimi miqësor dhe të hapur biseduam për projektet e përbashkëta që lidhin vendet tona dhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të zhvillimit rajonal. Si gjithmonë, mbetem i përkushtuar për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të forcuar lidhjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, në dobi të qytetarëve tanë”, ka shkruar Ali Ahmeti në Facebook.
Kujtojmë se në zgjedhjet e kaluara në Maqedoninë e Veriut, kryetari i VV’së, Albin Kurti, ka përkrahur koalicionin VLEN.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...