Algjeriani udhëton 400 kilometra për ta përkrahur Kosovën dhe Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare - Gazeta Express
string(94) "algjeriani-udheton-400-kilometra-per-ta-perkrahur-kosoven-dhe-shqiperine-ne-lojerat-mesdhetare"

Algjeriani udhëton 400 kilometra për ta përkrahur Kosovën dhe Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Gazeta Express

02/07/2022 22:43

Algjeriani, Houssem Tujamo ka udhëtuar rreth 400 kilometra nga kryeqyteti Algiers për në Oran, për të përkrahur ekipin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë gjatë Lojërave Mesdhetare Oran 2022.

Ai prej vitesh posedon një fanellë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën e ka bërë vetë për shkak të historisë së Kosovës dhe veçanërisht Adem Jasharit.

Lexo Edhe:

Ka edhe fanella tjera kuqezi, kurse llogaria e tij në Instagram është e mbushur me foto që simbolizojnë dashurinë e tij për shqiptarët.

Në shenjë falënderimi, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i dhuroi fanellën e ekipit të Kosovës.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë, ambiente të brendshme dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë