Ylli i Liverpoolit, Alexis Mac Allister, ka treguar se kush është lojtari kundërshtar në Premier League që e nervozon më shumë dhe me të cilin ka pasur përplasje.
Argjentinasi ka bërë 49 paraqitje këtë sezon dhe ka qenë një nga lojtarët kyç në fitoren e titullit të Liverpoolit nën drejtimin e Arne Slot.
Në një intervistë për The Mirror, Mac Allister tha se më shumë se kushdo tjetër e nervozon Jack Grealish i Manchester City. Ai pranoi se ndonjëherë ka dëshirë ta godasë, por gjithmonë Grealish ngrihet shpejt, gjë që e bën të ndihet sikur po fiton ndaj tij.
Mac Allister është përballur me Grealish katër herë – njëherë kur ai luante për Aston Villan dhe tre herë pas transferimit të tij te Manchester City. Nga këto ndeshje, Mac Allister ka humbur dy, barazuar një dhe fituar një.
Reputacioni i Grealish si një lojtar që shpesh bie lehtë në tokë, duke shkaktuar polemika dhe kritikë, është i njohur, madje edhe legjenda e Manchester United, Roy Keane, e ka krahasuar me notarin olimpik Tom Daley për mënyrën se si arrin të fitojë penallti.
Keane tha në Sky Sports: “Ne themi që Jack është më shumë si Tom Daley, por mendoj se ishte penallti dhe është një lëvizje e zgjuar prej tij.” /GazetaExpress/
aaaaa