Alexander-Arnold, përgjithmonë në Liverpool - Gazeta Express
string(42) "alexander-arnold-pergjithmone-ne-liverpool"

Gazeta Express

23/03/2020 16:00

Alexander-Arnold, përgjithmonë në Liverpool

Gazeta Express

23/03/2020 16:00

Mbrojtësi i djathtë është i lidhur ngushtë me kampionin aktual evropian dhe botëror, ku luan që nga fëmijëria

Trent Alexander-Arnold nuk po mendon asnjëherë për t’u larguar nga Liverpooli.

Madje, mbrojtësi i djathtë e ka ndërmend ta kalojë krejt karrierën në “Anfield Road”.

21 vjeçari është pjesë e “Reds” që nga vegjëlia, shkruan Gazeta Express.

Ai ishte pjesë e akademisë së Liverpoolit.

“Për momentin, unë jam lojtar i Liverpoolit., E dua këtë klub më shumë se gjithçka tjetër. Mua më pëlqen gjithçka këtu. I dua tifozët, i dua njerëzit. E dua qytetin. Kështu që, përse do të mendoja për t’u larguar?”, ka thënë mbrojtësi i krahut për “GQ”.

Alexander-Arnold është sot njëri prej mbrojtësve të djathtë më të mirë në botë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement