Alex Ferguson dëshmitarë në gjykimin e Giggs: Nuk e kam parë atë të jetë agresivë - Gazeta Express
string(80) "alex-ferguson-deshmitare-ne-gjykimin-e-giggs-nuk-e-kam-pare-ate-te-jete-agresive"

Alex Ferguson dëshmitarë në gjykimin e Giggs: Nuk e kam parë atë të jetë agresivë

Futboll

Gazeta Express

19/08/2022 22:19

Trajneri më i madh i të gjitha kohërave për Manchester United, Sir Alex Ferguson është ftuar të premten në cilësinë e dëshmitarit për rastin e Ryan Giggs

Giggs është në gjykim me akuzën për sulm seksual dhe tentim për shtatzëni të detyrueshme për ish të dashurën e tij.

Lexo Edhe:

80 vjeçari Ferguson, ka dhënë dëshminë e tij në sallën e gjyqit në ditën e 10 të gjykimit, ka thënë se Giggs ka një “temperament fantastik”.

“Të kesh një karrierë aq të gjatë sikurse e ka pasur ai është një punë e vështirë, në kushte të energjisë, ai na ka plotësuar të gjitha dëshirat që ne kemi kërkuar nga ai”, tha Fergie në gjykatë.

“Të gjithë kanë shikuar kah Ryan Giggs si një numër 1”, shtoi ai.

I pyetur nga avokati i Giggs nëse ai e ka parë ndonjë herë Giggs se e “ka humbur durimin apo është bërë agresivë”, Ferguson ka thënë: Jo,

Ferguzon ka thënë së ai ishte mjaftueshëm i fortë që “ta mbante gojën mbyllur”.

“E kam marrë shpesh shembull Ryanin kur ishte në pyetje humbja e temperamentit për paraqitje në lojë që ai ishte i tillë”, tha Ferguson.

“Të gjithë të tjerët”, shtoi ai “në zhveshtore do të mendonin “nëse Ryan Giggs ia del, edhe ne mund të ja dalim”. /GazetaExpress/