Me procedurën hetimore për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan është përfshirë edhe një person tjetër për të cilin është ngritur hetim për – krime të rënda kundër sigurisë publike. Bëhet fjalë për Aleksandar Nacev nga VMRO-DPMNE, ndërsa është provuar se ai është personi përgjegjës, pronari i vërtetë i agjencisë për sigurimin e pronës dhe personave nga Shkupi të quajtur “Rubikon”. Sipas provave, Nacev ka menaxhuar me agjencinë për sigurime, së bashku me një person tjetër të dyshuar më parë si i autorizuar i agjencisë në Koçan. Nacev është arrestuar dhe për të do të kërkohet masë e paraburgimit.
“Me procedurën hetimore për zjarrin në diskoteken e Koçanit ‘Puls’, është përfshirë edhe një person tjetër për të cilin është filluar hetim për ‘krime të rënda kundër sigurisë publike’ sipas nenit 292 në lidhje me nenin 288 të Kodit Penal. Gjatë procedurës së deritanishme, janë siguruar prova, sipas të cilave i dyshuari tani është përcaktuar të jetë personi përgjegjës – pronari i vërtetë i personit të dyshuar juridik – një agjenci për sigurimin e pronës dhe personave nga Shkupi”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike Republikane.
Nacev menaxhonte me agjencinë “Rubikon”, ndërsa sipas njoftimit të Prokurorisë, i njëjti nuk i ka regjistruar mangësitë në diskotekën “Puls, si dhe u ka mundësuar fëmijëve të futën në lokal.
“Pa lidhur kontratë me diskotekën ‘PULS’, gjatë vitit 2025 kanë siguruar siguri për pronën dhe personat për klubin. I dyshuari vazhdimisht ka menaxhuar në mënyrë aktive me planin dhe metodën për ofrimin e shërbimit të sigurisë përmes personit juridik. Së bashku me të dyshuarit që ishin punësuar si roje sigurie, në kundërshtim me disa nene të Ligjit për Sigurinë Private, pa asnjë vlerësim paraprak të sigurisë dhe plan sigurie, si dhe pa kontrolluar kushtet e mbrojtjes nga zjarri dhe rrezikut nga zjarri, pa kontrolluar kushtet e sigurisë në kabare në aspektin e pronës dhe njerëzve, veçanërisht në aspektin e rrezikut dhe mundësisë së evakuimit, gjatë mbrëmjes kur shpërtheu zjarri, nuk kanë kontrolluar dhe kanë mundësuar hyrjen e fëmijëve në objekt, nuk janë kujdesur për mbushjen e kapacitetit për vizitorët në objekt, nuk kanë penguar hyrjen dhe përdorimin e materieve shpërthyese – mjeteve piroteknike nga anëtarët e grupit muzikor, gjë që shkaktoi zjarrin, i cili rezultoi me vdekjen e 62 personave, lëndime të rënda trupore për 157 persona dhe lëndime të lehta trupore për 54 persona”, shpjegojnë nga Prokuroria.
Bazuar në një urdhër gjykate, dje u krye bastisje në dy lokacione në Shkup dhe Probishtip, si dhe në automobilin e të dyshuarit, gjatë së cilës u sekuestrua dokumentacion i gjerë që lidhet me personin juridik dhe pajisje elektronike. Personi është privuar nga liria dhe, duke pasur parasysh të gjitha rrethanat dhe bazat ligjore, prokurori publik sot do t’i paraqesë gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale në Koçan propozim për caktimin e masës së paraburgimit.
aaaaa