Aleanca për Shqiptarët: Ku mbetën premtimet e VLEN-it për mërgatën? - Gazeta Express
string(65) "aleanca-per-shqiptaret-ku-mbeten-premtimet-e-vlen-it-per-mergaten"

Maqedoni

Gazeta Express

20/08/2025 11:58

Aleanca për Shqiptarët: Ku mbetën premtimet e VLEN-it për mërgatën?

Maqedoni

Gazeta Express

20/08/2025 11:58

Nga Aleanca për Shqiptarët kërkuan nga VLEN të përgjigjet nëse është kthyer ndonjë mërgimtar përmes masave të premtuara, apo, përkundrazi, është shtuar numri i atyre që e kanë lëshuar vendin.

“Gjatë fushatave zgjedhore, VLEN i kushtoi rëndësi të veçantë mërgatës shqiptare, duke premtuar garantimin dhe lehtësimin e votimit të saj sipas modeleve evropiane, eliminimin e deputetëve të diasporës dhe përfshirjen e votuesve jo-rezidentë në listat e brendshme. Po ashtu, u premtua krijimi i Ministrisë së Diasporës me buxhet të veçantë, përfshirja e kuadrove nga mërgata në kabinetin qeveritar dhe në administratë, si dhe lehtësira tatimore e subvencione për kthimin e mërgimtarëve dhe hapjen e bizneseve në vend.

Pas gati një viti e gjysmë qeverisjeje, këto zotime kanë mbetur vetëm në letër.

Prandaj, Aleanca për Shqiptarët kërkon nga VLEN të përgjigjet: a është kthyer ndonjë mërgimtar përmes masave të premtuara, apo, përkundrazi, është shtuar numri i atyre që e kanë lëshuar vendin?

Pse nuk është themeluar ende Ministria e Diasporës dhe pse nuk janë përfshirë kuadro nga mërgata në nivele vendimmarrëse?

A po rrezikon mërgata të mos marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale, duke qenë se qeveria nuk ka tërhequr vendimin për fshirjen e saj nga listat zgjedhore dhe për zvogëlimin e numrit të këshilltarëve komunalë, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Mërgata shqiptare ka dhënë shumë për vendin tonë – me punë, remitanca dhe kontribut të pandërprerë. Për këtë arsye, premtimet ndaj saj nuk guxojnë të mbeten të pambajtura.

Aleanca për Shqiptarët kërkon nga VLEN që të japë llogari dhe të zbatojë angazhimet e ndërmarra para qytetarëve”, thanë nga Aleanca për Shqiptarët.