Aleanca e Haradinajt kundër Hotit: Nuk pranojmë izolim total të vendit - Gazeta Express
string(69) "aleanca-e-haradinajt-kunder-hotit-nuk-pranojme-izolim-total-te-vendit"

Aleanca e Haradinajt kundër Hotit: Nuk pranojmë izolim total të vendit

Gazeta Express

11/11/2020 12:01

Pavarësisht paralajmërimeve të kryeministrit Avdullah Hoti e kreut të MSH-së, Armend Zekaj, për mbyllje totale të vendit, Aleanca e Ramush Haradinajt është kundër që të merret një vendim i tillë, shkruan Express.

Deputetja e kësaj partie, Albena Reshitaj, në një konferencë për media ka thënë se duhet të gjenden ende alternativa të tjera në mënyrë që të mos shkohet me mbyllje dhe izolim total të vendit.

Lexo Edhe:

“Ne ua kemi dërguar një letër të gjithë kolegëve tanë në Qeveri dhe të mos nguten në mbyllje totale të të gjithë vendit. Të gjithë përfaqësuesit e AAK-së nuk pranojnë të votojnë izolimin total të vendit. Ka ende alternativa për shfrytëzimin total të vendit”, ka thënë Reshitaj. /Express/