“Aldo Bare do të më vrasë’, Laert Haxhiu per mediat greke: Ofron 1 milion euro - Gazeta Express
string(74) "aldo-bare-do-te-me-vrase-laert-haxhiu-per-mediat-greke-ofron-1-milion-euro"

Shqiperi

Gazeta Express

09/12/2023 23:59

“Aldo Bare do të më vrasë’, Laert Haxhiu per mediat greke: Ofron 1 milion euro

Shqiperi

Gazeta Express

09/12/2023 23:59

Laert Haxhiu pretendon se Aldo Bare ka një plan për ta vrarë. Sipas Haxhiut Bare ofron 1 milion euro për “kokën” e tij.

Mirëpo pas kërcënimeve të vazhdueshme që sipas tij ka pasur nga mafiozi Aldo Bare, Haxhiu kishte një kërkesë: me transferoni në një burg tjetër. Kërkesë kjo që u pranua nga autoritetet helene duke e dërguar atë nga Janina në burgjet e Koridhalos.

Lexo Edhe:

“Në Burgjet e Janinës ra kambana për 32-vjeçarin Laert, dhe më pas është transferuar në Koridhalos. Ai ka njoftuar zyrtarisht organet e drejtësisë greke se Aldo Bare po paguan shuma monetare për ta vrarë, ndërsa nuk ngurron të përmendë se mes tyre ka një hakmarrje që pikon plumba, gjak dhe urrejtje të pashuar”  thuhet ndër të tjera në artikullin e medias greke.

Sipas medias greke, Haxhia thotë se arsyeja që Aldo Bare kërkon ta heqë qafe lidhet me masakrën e Lushnjës. Haxhia akuzohet për “masakrën e Lushnjës” e ndodhur në shtator të 2017 ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.