Albumi i ri i Taylor Swift thyen rekord në Spotify - Gazeta Express
string(50) "albumi-i-ri-i-taylor-swift-thyen-rekord-ne-spotify"

Albumi i ri i Taylor Swift thyen rekord në Spotify

Rozë

Gazeta Express

20/04/2024 17:35

Albumi i ri i Taylor Swift, The Tortured Poets Department, ka thyer rekord në Spotify në një ditë të vetme, tha platforma.

Swift, sensacioni i popit, u bë gjithashtu artistja më e transmetuar në një ditë të vetme.

Lexo Edhe:

Albumi i saj i shumëpritur nga fansat u publikua të premten.  

Ai përmban 31 këngë në të cilat megaylli tregon dhimbjen e zemrës dhe duket se e drejton zemërimin te ish-partnerët.

16 këngët e para u publikuan siç ishte planifikuar në orën 5 të mëngjesit në Mbretërinë e Bashkuar, por vetëm pak orë më vonë, u publikuan 15 këngë të tjera.

Sëift tha se albumi ishte një antologji e veprave të reja që pasqyronin “ngjarje, opinione dhe ndjenja nga një moment kalimtar dhe fatalist në kohë – një moment që ishte edhe sensacional dhe pikëllues në të njëjtën masë”./Express/