Albumi i Dua Lipës merr 3 miliardë klikime - Gazeta Express
string(42) "albumi-i-dua-lipes-merr-3-miliarde-klikime"

Albumi i Dua Lipës merr 3 miliardë klikime

Rozë

Gazeta Express

05/01/2021 13:00

Dua Lipa e ka nisur mbarë vitin 2021.

Këngëtarja shqiptare vitin që lamë pas ka lansuar albumin e saj, i cili po vazhdon të qëndrojë në top lista si ndër albumet më të dëgjuara.

Lexo Edhe:

Përmes Instagram ajo uroj të gjithë fansat e saj se së bashku kanë arritur shifrën prej 3 miliardë klikimesh për këtë album këtë vit.

Teksa u shpreh se ky album i ka ndryshuar jetën asaj në mënyra të ndryshme, Dua Lipa tha se është aq e lumtur që edhe fansat e saj ndjejnë të njëjtën gjë.

“Sapo kuptova se kemi arritur mbi 3 miliardë transmetime në “Future Nostalgia” në vitin 2020!”, tha Dua. “Ky album ka ndryshuar jetën time në shumë mënyra dhe jam shumë i lumtur që edhe ju ndjeheni sikur unë”, shtoi ajo