Albulena Haxhiu: S'mund të thërras seancë për presidentin pa qenë dy kandidatë të propozuar - Gazeta Express
string(89) "albulena-haxhiu-smund-te-therras-seance-per-presidentin-pa-qene-dy-kandidate-te-propozuar"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 18:46

Albulena Haxhiu: S’mund të thërras seancë për presidentin pa qenë dy kandidatë të propozuar

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 18:46

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media ka bërë të ditur se deri tani asaj i është dorëzuar vetëm propozimi i Glauk Konjufcës për president, shkruan Express.

Haxhiu ka thënë se pa i pasur të paktën dy propozime për president, s’mund ta thërras seancën për zgjedhjen e presidentit.

“Respektimi i afateve kushtetuese është thelbësore. Deri tani kam pranuar vetëm një kandidaturë për president, 30 deputet nënshkruar. Sipas dokumentacionit zyrtar, një pjesë e deputetëve të LVV-së dhe grupi multi etnik kanë nominuar z. Glauk Konjufca. Bazuar në kushtetutë dhe në interpretimin e kushtetuese, procedura kërkon që në proces të jenë më së paku dy kandidatë të vlefshëm. Votimi s’mund të fillojë pa u përmbushur kjo”, ka thënë ajo.

“Nëse s’kemi dy kandidatë që kanë nga 30 nënshkrime, s’mund të thërras seancë për zgjedhje të presidentit”, ka shtuar Haxhiu./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement