Albulena Haxhiu paralajmëroi ta raportojë në polici një qytetar për një status, Koci tregon se a ishte vepër penale - Gazeta Express
string(104) "albulena-haxhiu-paralajmeroi-ta-raportoje-nje-qytetar-per-nje-status-koci-tregon-se-a-ishte-veper-penale"

Lajme

Gazeta Express

06/09/2022 7:38

Albulena Haxhiu paralajmëroi ta raportojë në polici një qytetar për një status, Koci tregon se a ishte vepër penale

Lajme

Gazeta Express

06/09/2022 7:38

Avokati, Arianit Koci, ka thënë se satira e një qytetari të cilin ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu paralajmëroi se do ta raportojë në polici “nuk është vepër penale”.

Mbrëmjen e së hënës një qytetar me emrin Korab Blakaj që jeton në Austri kishte ironizuar me stautsin e Albulena Haxhiut për atë që e tregoi “kur një prind i ka shkuar në zyre për t’ia treguar ngjarjen sesi kishin tentuar ta dhunonin vajzën e tij 14 vjeçare”.

Qytetari bën një postim të çuditshëm për dhunimet, ministrja Haxhiu do ta raportojë në polici

“Statusi i Korab Blakaj, po tingëllon rëndë shumë rëndë, edhe për shijën time, por nuk është vepër penale. Thjesht, Korabi ka bërë tallje, satirë, humor! Këtë lloj statusi e mbron liria e shprehjes”, ka shkruar Koci në Facebook.

“Revista satirike javore Charlie Hebdo, e ka humorin edhe më të rëndë; humor të zi me primesa të fyerjes së rëndë dhe sakrilegjit, por nuk i bëjnë kallëzime penale. Sidomos jo, zyrtarët e lartë të shtetit”.

“Më falni zonja ministreshë Albulena Haxhiu, ashtu funksionon shoqëria e cila lirinë e shprehjes e ka një prej postulateve kryesore”, ka deklaruar ai.

“Prandaj, mos humbni kohë. Mos e bëni kallëzimin penal”, i ka sugjerur Koci ministres Haxhiu. /Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement