Albulena Haxhiu i mirëpret amendamentet për zgjedhje direkte të Presidentit: I bashkohem thirrjes për votimin e tyre - Gazeta Express
string(116) "albulena-haxhiu-i-1mirepret-amendamentet-per-zgjedhje-direkte-te-presidentit-i-bashkohem-thirrjes-per-votimin-e-tyre"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 16:46

Albulena Haxhiu i mirëpret amendamentet për zgjedhje direkte të Presidentit: I bashkohem thirrjes për votimin e tyre

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 16:46

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se ka pranuar amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani që parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.

Ajo tha se i bashkohet thirrjes së Osmanit për votimin e tyre.

“Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre. I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve”, tha Haxhiu.

Presidentja Osmani pak minuta më parë njoftoi se ka proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit/es, për të cilat tha se ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.

Ajo tha se e ndërmori hap e ndërmori duke i parë “dështimet” për zgjedhjen e Presidentit.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje e ka propozur kryediplomatin Glauk Konjufca për president./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement