Zëdhënësi i VLEN-it, Albrim Hoxha thotë se nuk ka përplasje brenda Aleancës për Shqiptarët në koalicionin VLEN në lidhje me emërimin e drejtorit në përcjell TV21. Agjencinë për Komunikime Elektronike. Hoxha siguron që procesi për përzgjedhjen e drejtorit në AKE po zhvillohet bazuar në kritere profesionale dhe në përputhje me procedurat ligjore.
“Zërat që pretendojnë se ka pëplasje brenda ASH-së për poste janë plotësisht të pavërteta dhe të pabazuara. Ne përfaqësojmë frymën autentike të Aleancës për Shqiptarët brenda koalicionit VLEN dhe kurrë nuk kemi lejuar as nuk do të lejojmë që të komprometojmë parimet tona apo integritetin institucional. Proceset e përzgjedhjes së drejtuesve të institucioneve rregullatore, përfshirë Agjencinë për Komunikime Elektronike (AKE), zhvillohen në mënyrë plotësisht transparente, bazuar ekskluzivisht në kritere profesionale dhe në përputhje me procedurat ligjore. Vendimet nuk diktohen nga preferenca personale apo partiake, por nga standardet që sigurojnë pavarësi dhe integritet të institucioneve. Prandaj, kategorikisht dhe pa asnjë rezervë mohojmë çdo spin, lajm të rremë apo tentativë për të krijuar perceptimin se ASH apo VLEN si tërësi është i përfshirë në “luftë për poste””, thotë Hoxha
tag_katrorimaqedoni_2