Kombëtarja e Kosovës ka arritur të marrë edhe fitoren e dytë në muajin qershor, të dyja në kuadër të miqësoreve.
“Dardanët” kanë fituar me rezultat prej 4-2 ndaj Ishujve Komore, shkruan “Gazeta Express”.
Mysafirët ishin të parët që shënuan në “Fadil Vokrri”, me anë të Bakari Said në minutën e 12-të.
Pas shtatë minutash, Albion Rrahmani shënoi për golin e barazimit.
Me rezultatin prej 1-1 u mbyll pjesa e parë, teksa në pjesën e dytë u shënuan edhe më shumë gola.
Fillimisht Albion Rrahmani shënoi për golin e dytë personal në minutën e 59-të. 20 minuta më vonë, Rrahmani e kompletoi hattrickun në natën e sontme.
Në minutën e 85-të, megjithatë Ishujt Komore e ngushtuan epërsinë me anë të Said.
Mirëpo, për rezultatin final të ndeshjes u përkujdes Fisnik Asllani, që shënoi për 4-2./GazetaExpress/
aaaaa