Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, ka shënuar gol për Spartën e Pragës të martën mbrëma për Kupë të Çekisë.
Me fitoren ndaj Dukla Pragues 3:0, Sparta siguroi kalimin në çerekfinale të Kupës.
Rrahmani e kaloi në epërsi Spartën në minutën e 40-të, ndërsa u zëvendësua pas pjesës së parë.
Në vend të Rrahmanit u paraqit Ermal Krasniqi. Te Sparta deri në minutën e 65-të luajti edhe Qazim Laçi.
Për Rrahmanin është goli i dytë për Kupë, ndërsa në kampionat ka realizuar katër gola. Një gol ka shënuar edhe në Ligën e Kampionëve.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...