Albinfo për tragjedinë në Vjenë: Tre të vdekur nga Kosova, një nga Bosnja - Gazeta Express
string(69) "albinfo-per-tragjedinenevjene-tre-te-vdekur-nga-kosova-nje-nga-bosnja"

Lajme

Gazeta Express

17/03/2026 22:33

Albinfo për tragjedinë në Vjenë: Tre të vdekur nga Kosova, një nga Bosnja

Lajme

Gazeta Express

17/03/2026 22:33

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vjenë, Austri, ku një skelë ndërtimi u shemb. Katër persona kanë humbur jetën. Nga informacionet e konfirmuara të albinfo.at rezulton si në vijim:

Tre prej viktimave janë shqiptarë: Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe një tjetër me emrin Istref (mbiemri ende nuk është konfirmuar).

Viktima e katërt është nga Bosnja.

Një person tjetër mbeti i lënduar, por identiteti dhe vendi i tij i origjinës ende nuk janë të konfirmuar.

Autoritetet po vijojnë hetimet për identifikimin e plotë të viktimave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Informacionet mund të ndryshojnë gjatë orëve të ardhshme, ka raportuar Albinfo.ch

Advertisement
Advertisement
Advertisement