Albina Kelmendi emocionon me dedikimin romantik për bashkëshortin në përvjetorin e martesës - Gazeta Express
string(91) "albina-kelmendi-emocionon-me-dedikimin-romantik-per-bashkeshortin-ne-pervjetorin-e-marteses"

Yjet

Gazeta Express

08/10/2025 19:50

Albina Kelmendi emocionon me dedikimin romantik për bashkëshortin në përvjetorin e martesës

Yjet

Gazeta Express

08/10/2025 19:50

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë nga jeta private.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Valon Vataj, festojnë sot përvjetorin e martesës, dhe artistja nuk ka lënë rastin pa bërë një dedikim romantik për partnerin e saj të jetës.

Përmes një postimi në InstaStory, Albina ka shprehur mirënjohje dhe dashuri të thellë për burrin e saj:

“Tre vite që fluturuan mes dashurisë, rritjes e kujtimeve të bukura. Faleminderit Zot për gjithçka që kemi. Gëzuar përvjetorin e martesës.”

Mesazhi i saj i sinqertë u shoqërua me një foto të çiftit, duke prekur fansat që e ndjekin rregullisht artisten në rrjetet sociale.

Albina Kelmendi, e cila ka fituar zemrat e publikut me zërin dhe interpretimet e saj të fuqishme, është gjithashtu shumë e komentuar për jetën familjare dhe lidhjen e ngushtë që ka me bashkëshortin dhe familjen.

Çifti shpeshherë ka ndarë momente të lumtura nga jeta e tyre, duke u kthyer në një nga çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar. /GazetaExpress/