Albin Thaçi: Sot ndiej peshën e trashëgimisë familjare. Faleminderit, Axhi Hashim! - Gazeta Express
string(78) "albin-thaci-sot-ndiej-peshen-e-trashegimise-familjare-faleminderit-axhi-hashim"

Zgjedhjet

Gazeta Express

10/10/2025 13:14

Albin Thaçi: Sot ndiej peshën e trashëgimisë familjare. Faleminderit, Axhi Hashim!

Zgjedhjet

Gazeta Express

10/10/2025 13:14

Kandidati i PDK-së për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Albin Thaçi, ka bërë një postim emocional në rrjetet sociale, duke kujtuar figurën e axhës së tij, ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në postimin e tij, ai thekson kontributin e Hashim Thaçit në luftën për liri dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, ndërsa shpreh ndjenjën e përgjegjësisë që ndjen për të vazhduar rrugën që ai la pas.

“Ai luftoi që ne të kemi paqe. Ai ndërtoi shtetin, që ne ta forcojmë më tej. Sot, si kurrë më parë, ndiej peshën e trashëgimisë familjare. Dhe s’ka nder më të madh. Faleminderit, Axhi Hashim!”, ka shkruar Thaçi.

Albin Thaçi është një nga kandidatët e rinj të Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet lokale në Prishtinë.