Albin Kurti thotë se do vaksinojnë me vaksinën anti-Covid 60% të popullatës - Gazeta Express
string(74) "albin-kurti-thote-se-do-vaksinojne-me-vaksinen-anti-covid-60-te-popullates"

Albin Kurti thotë se do vaksinojnë me vaksinën anti-Covid 60% të popullatës

Lajme

Gazeta Express

02/02/2021 22:56

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një lidhje direkte në Facebook në shpalosjen e programit qeverisës, pak para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ai, ndër të tjera, në programin politik shëndetësor në rast të udhëheqjes së shtetit nga subjekti politik Vetëvendosje, ka përfshirë vaksinimin e 60% të popullatës, si dhe përmirësim të cilësisë së infrastrukturës shëndetsore.

Lexo Edhe:

Vaksinimi i së paku 60 % të popullatës, sigurimi i qëndrueshëm i materialeve  mbrojtëse, testeve dhe barnave, kanë qenë elementet e programit politik shëndetësor të VV’së.

“Masat e veprimit do të jenë, vaksinimi i së paku 60 për qind të popullatës, sigurimi i materialit mbrojtës, barnave e testeve, trajnimi i vazhdueshëm dhe rritja e kapaciteteve. Rritja e kapaciteteve në kujdesin parësor shëndetësor. Do të fillojmë bisedime me vendet e rajonit, me theks të veçantë Shqipërinë, për përballjen e përbashkët me pandeminë COVID-19. Do të përgatitemi e të aplikojmë për anëtarësim në OBSH”, ka thënë Kurti gjatë prezantimit të programit të VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit. /Gazeta Express/