Albin Kurti konfirmon takimin me Mustafën: Do ta arrijmë marrëveshjen me LDK-në - Gazeta Express
string(77) "albin-kurti-konfirmon-takimin-me-mustafen-do-ta-arrijme-marreveshjen-me-ldkne"

Albin Kurti konfirmon takimin me Mustafën: Do ta arrijmë marrëveshjen me LDK-në

Gazeta Express

11/12/2019 15:05

Pas takimit me sindikatat ka folur para mediave lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. I pari i LV-së, në paraqitjen e parë pas kthimit nga Gjermania, tha se sot do të takohet me Isa Mustafën, raporton Gazeta Express

Shkurtimisht para mediave, Kurti u shpreh se me LDK-në janë shumë afër arritjes së marrëveshjes.

Lexo Edhe:

“Do të arrijmë marrëveshje, jam shumë i bindur që do të qeverisim me vendin, kemi me i tejkalu të gjitha pengesat e vogla”, deklaroi ai.

Kurti ka konfirmuar, gjithashtu, se sot do të takohet me Mustafën.

“Në jemi në komunikim të vazhdueshëm si dy parti që do ta formojnë Qeverinë e re. Po, do të ketë takim sot”, tha ai.

Ndryshe, takimi Kurti – Mustafa do të ndodhë sot në Kuvend të Kosovës, në orën 17:00. /GazetaExpress/