Albin Kurti e postoi një foto me te, Edmond Azemi reagon - Gazeta Express
string(55) "albin-kurti-e-postoi-nje-foto-me-te-edmond-azemi-reagon"

Basketboll

Gazeta Express

31/01/2021 21:31

Albin Kurti e postoi një foto me te, Edmond Azemi reagon

Basketboll

Gazeta Express

31/01/2021 21:31

Kandidati për Kryeministër në Republikën e Kosovës nga Vetëvendosje ka postuar një foto në profilin e tij në mbrëmje me basketbollistin e njohur kosovar, Edmon Azemi

Një postim i bërë nga kandidati për Kryeministër, Albin Kurti në profilin e tij në facebook me Edmon Azemin ka bërë që të reagojë ky i fundit.

Lexo Edhe:

“Do të shënojmë! Edmond Azemi na vizitoi sonte. Evokuam shumë ndeshje historike të basketbollit vendor e ndërkombëtar dhe diskutuam për mbështetjen që ne duhet e do t’i japim basketbollit dhe sportit në përgjithësi. Me kaq shumë rini që kemi, sportit i nevojiten shumë më tepër investime. Bashkë me kryetarin e Qendrës sonë në Prishtinë dhe kandidatin tonë për deputet, Arben Vitia, e falënderuam Edmondin për mbështetjen e tij. Ai na e dhuroi një top të nënshkruar prej tij, dhe ne i premtuam që ditë më të mira po vijnë për fushën e sportit. Krejt dhe drejt do të shënojmë fitoren plebishitare me 14 shkurt”, ka shkruar në këtë postim Albin Kurti.

Do të shënojmë! Edmond Azemi na vizitoi sonte. Evokuam shumë ndeshje historike të basketbollit vendor e ndërkombëtar…

Posted by Albin Kurti on Sunday, January 31, 2021

Por, duket se ky postim nuk është pritur mirë nga Edmond Azemi, i cili ka reaguar pas postimit të lajmit nëpër media.

“Jeta jeme osht sporti. Kurrë nuk e kam përzi me politiken. Unë kam shokë në të gjitha partitë politike. Unë i vizitoj të gjithë por nuk jam ne as një parti. Është e tepërt çfarë janë duke bërë mediat”, ka shkruar Azemi. /GazetaExpress/

Jeta jeme osht sporti. Kur nuk e kam perzi me politiken. Une kam shoke ne te gjitha partite politike. Une i vizitoj te gjithe por nuk jam ne as nje parti Eshte e tepert çfar jane duke ber mediat.

Posted by Azemi Edmond on Sunday, January 31, 2021