Albin Kurti bisedon në telefon me Gabriel Escobar, flasin për punën e njohjes reciproke - Gazeta Express
string(86) "albin-kurti-bisedon-ne-telefon-me-gabriel-escobar-flasin-per-punen-e-njohjes-reciproke"

Albin Kurti bisedon në telefon me Gabriel Escobar, flasin për punën e njohjes reciproke

Lajme

Gazeta Express

19/11/2021 17:38

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka zhvilluar një telefonatë me Përfaqësuesin Special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me të cilin kanë diskutuar për një numër çështjesh, shkruan Gazeta Express.

Kurti ka thënë se kanë diskutuar edhe për çështjen e dialogut dhe nevojën për të pasur rezultate, progres në një proces që duhet të përfundojë me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Lexo Edhe:

“Në një bisedë telefonike me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar. Diskutuar për një sërë çështjesh përfshirë reformat demokratike, programin mbi punë dhe drejtësi, angazhimin për dialog dhe nevojën për të parë rezultate dhe progres që përqendrohet në njohje reciproke”, ka shkruar Kurti.