“Albin Kurti 23 fëmijë për 10 muaj – Edhe ajo çika ose ai djali në 12:00 të natës, qysh e ka emrin? -Albin” – Valon Syla shkakton të qeshura me statuset e VV-së - Gazeta Express
string(150) "albin-kurti-23-femije-per-10-muaj-edhe-ajo-cika-ose-ai-djali-ne-1200-te-nates-qysh-e-ka-emrin-albin-valon-syla-shkakton-te-qeshura-me-statuset-e-vv-se"

Lajme

Gazeta Express

17/12/2024 23:20

“Albin Kurti 23 fëmijë për 10 muaj – Edhe ajo çika ose ai djali në 12:00 të natës, qysh e ka emrin? -Albin” – Valon Syla shkakton të qeshura me statuset e VV-së

Lajme

Gazeta Express

17/12/2024 23:20

Gazetari Valon Syla ka shkaktuar të qeshura në studion e ‘Pressing’ teksa diskutohej për deklaratën e kandidatit për deputet në listën e VV’së, Luan Gacaferi se “Albin Kurti përveç se po e bënë Kosovën me fabrika të armatimit, Kosovën po e bënë edhe me gati 23 mijë foshnje në 10 muaj”.

Ai thotë se për VV’në, kur bëhet diçka e mire në Kosovë, arsyeja është Albin Kurti, ndërsa kur bëhet diçka keq, arsyeja janë të tjerët.

“Kjo është qajo turr a jaz, që e ndjekin, bohet diçka mirë është Albin Kurti, bohet diçka keq janë ata tjerët. Shembull: e thirrin Hashim Thaçin Haga një aktakuzë të re, që ranë kta, por kur te thirr aktakuzë apo bashkëbisedim Albin Kurtin, ata rriten. Qe dmth 23 mijë veta kanë lind, Albini pra edhe ajo qika për vitin e ri, edhe ai djali në 12:00 të natës, kur e vesin qysh e ka emrin, Albin”, tha ai.