Albian Hajdari mes Kosovës e Zvicrës, situatën e komenton selektori Murat Yakin - Gazeta Express
string(78) "albian-hajdari-mes-kosoves-e-zvicres-situaten-e-komenton-selektori-murat-yakin"

Futboll

Gazeta Express

28/08/2025 11:07

Albian Hajdari mes Kosovës e Zvicrës, situatën e komenton selektori Murat Yakin

Futboll

Gazeta Express

28/08/2025 11:07

Albian Hajdari mund ta ndjekë rrugën e Leon Avdullahut për t’iu bashkuar Kombëtares së Kosovës për të hequr dorë përfundimisht nga mundësia për të luajtur për Zvicrën.

E për situatën aktuale të mbrojtësit kosovar të rritur në Zvicër ka folur selektori i Helvetikëve, Murat Yakin, shkruan “Gazeta Express”.

Trajneri zviceran siguron se Federata e Futbollit të këtij vendi është duke punuar në këtë drejtim, por që nuk ka dashur ta ftojë për ndeshjet e shtatorit pasi lojtari së fundmi u bë me ekip të ri duke u transferuar në Hoffenheim.

“Nuk e përfshimë në ndeshjet e shtatorit, për këtë kemi rënë dakord. E kemi një plan për të, por do ta trajtojmë këtë pas ndeshjeve të shtatorit”, u shpreh selektori Yakin. /Gazeta Express