“Albës ia lashë vetë vendin” Klaudia Pepa bën një deklaratë të papritur për Albi Nakon
Gazeta Express
24/12/2019 8:15
Klaudia Pepa nuk i ka shpëtuar përfshirjes në
polemika për fituesin e Festivalit të Këngës magjike, por ka përfunduar duke
bërë një deklaratë të papritur për ish-bashkëshortin Albi Nako.
Teksa ka shprehur pëlqimin e saj për këngën
fituese “Shaj” të Arilena Arës, Klaudia është thumbuar nga ndjekësit në
Instagram, një prej të cilëve i ka përmendur Alba Hoxhën.
“Kam konkurrente italian tani, Albës ia lashë
vetë vendin”, i është përgjigjur Klaudia.