Një rrjet i organizuar që dyshohet për trafikim të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë është zbuluar dhe goditur nga autoritetet shqiptare dhe kosovare në një operacion të përbashkët që çoi në arrestimin e 10 personave.
Sipas raportimit të gazetarit nga Shqipëria Edin Vatnikaj për emisionin “Kosova Live” në T7, hetimet kanë zbuluar komunikime të koduara dhe takime të fshehta midis trafikantëve të dyshuar.
Përdorimi i aplikacioneve të mesazheve të enkriptuara, si Snapchat dhe detaje tjera u ndan nga kjo intervistë.
Tutje gazetari shtoi se autoritet janë në kërkim dhe në proces të identifikimit të një personi me emrin Albert dhe nofkën “Kanita” nga Kosova.
Detaje nga kjo intervistë: