Albert Krasniqi thotë se seanca e thirrur nga pushteti në ora 11:00 është e paligjshme dhe antikushtetuese - Gazeta Express
string(105) "albert-krasniqi-thote-se-seanca-e-thirrur-nga-pushteti-ne-ora-1100-eshte-e-paligjshme-dhe-antikushtetuese"

Lajme

Gazeta Express

18/11/2025 17:59

Albert Krasniqi thotë se seanca e thirrur nga pushteti në ora 11:00 është e paligjshme dhe antikushtetuese

Lajme

Gazeta Express

18/11/2025 17:59

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë se seanca e jashtëzakonshme e thirrur për nesër në ora 11:00 është e paligjshme dhe në kundërshtim me rendin kushtetues.

“Seanca e jashtëzakonshme e thirrur për nesër, vetëm pak orë para seancës për zgjedhjen e Qeverisë, është një seancë e paligjshme dhe në kundërshtim me rendin kushtetues të vendit.”

Ai ka thënë se nëse çështjet që janë në rend dite do të merreshin me seriozitet, vendi nuk do të mbahej i bllokuar për 10 muaj me radhë.

“Nëse çështjet e renditura në rend dite do të merreshin me seriozitetin që pretendohet sot, vendi nuk do të mbahej i bllokuar për dhjetë muaj me radhë, dhe as do të kalonim nëpër farsën e “përpjekjeve” të rreme për të gjetur marrëveshje me partitë e tjera për formimin e Qeverisë.”

Krasniqi shton se kjo seancë nuk është zgjidhje por një manocër politike e pushtetit. Që sipas tij i është bashkuar edhe presidentja Osmani.

“Kjo seancë nuk është zgjidhje por është një manovër politike e pushtetit, të cilës i është bashkuar së fundi edhe Presidentja Osmani, për të zhvendosur fajin te të tjerët për pasojat e rënda financiare me të cilat do të pëballet vendi. Thirrjet për shkelje të qëllimshme të ligjshmërisë nuk janë as rrugëdalje, as zgjidhje. Ato janë hapje e dyerve për të dalë krejtësisht nga binarët institucionalë dhe për të dëmtuar themelet e shtetit ligjor. Në vend të lojërave politike dhe përpjekjeve për të shpikur rrugë të jashtëligjshme, palët duhet të ulen dhe të dakordohen për krijimin e një qeverie teknike – një ekzekutiv me profil të ulët politik, me mandat të kufizuar në fushëveprim dhe kohëzgjatje, i cili ka vetëm një qëllim: ta nxjerrë vendin nga bllokada dhe të përgatisë zgjedhjet e ardhshme. Vetëm kthimi në legalitet dhe përgjegjësi institucionale mund ta nxjerrë vendin nga ngërçi. Gjithçka tjetër është thellim i krizës.”