Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, ka shkruar në Facebook për siç thotë ai anomalitë e Aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese. Ai ka stuar se aktgjykimi ka mungesë profesionalizmi dhe guximit institucional.
Ai ka thënë se Gjykata ka konstatuar se votimi në pako për nënkryetarët nuk është shprehimisht i paraparë në Kushtetutë, po shton se është.
“Edhe nëse do të lejohej, duhej të vlejë për të gjithë nënkryetarët, e jo që për grupet e mëdha të votohet në pako, ndërsa për përfaqësuesit e komuniteteve të veçohet procedura”, shton ai.
Më pas ka përmendur anomalitë e këtij aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese:
– Gjykata ka konstatuar se votimi në pako për nënkryetarët nuk është shprehimisht i paraparë në Kushtetutë – edhe pse është. Edhe nëse do të lejohej, duhej të vlejë për të gjithë nënkryetarët, e jo që për grupet e mëdha të votohet në pako, ndërsa për përfaqësuesit e komuniteteve të veçohet procedura.
– Mekanizmi “debllokues” votim deri në tri herë për të njëjtin kandidat, që Gjykata ka vendosur për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit nuk mund të aplikohet për nënkryetarët, sepse bëhet fjalë për procedurë tjetër, ku votimi në pako do ta bënte të pamundur të dihej se cili kandidat është refuzuar.
– Ky mekanizëm del të jetë vetëm humbje kohe, meqë të njëjtët kandidatë mund të propozohet sërish pa kufizim brenda afatit të pakuptimit 30 ditor.
– Edhe pse Gjykata e njeh të drejtën ekskluzive të shumicës së deputetëve të komunitetit serb për të propozuar nënkryetarin e tyre, nuk e ka shpallur të paligjshëm votimin e Nenad Rashiqit, i cili nuk ishte propozuar nga shumica e atyre deputetëve.
– Gjykata ka legjitimuar zgjedhjen e Emilija Rexhepit si nënkryetare, ndonëse për të nuk ka pasur asnjë votim formal të Kuvendit që do të justifikonte veçimin e procedurës.
Duke marrë parasysh këto pika, ky aktgjykim del të jetë i argumentuar dobët dhe kontradiktor në vetvete. Është e qartë se vendimi pasqyron mungesë profesionalizmi dhe guximi institucional, duke lejuar që presioni politik të triumfojë.
Pjesëmarrja në evente të zhvillimit personal dhe profesional, si Konventa 8, është thelbësore për rritjen individuale dhe suksesin në...