Albana Koçiu do të jetë në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë. Prezantimin e saj e bëri kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS.
“Drejtimi i ministrisë së Brendshme do t’i besohet një gruaje. Sipas meje ka një arsye të fortë për këtë zgjedhje. Punët e brendshme nuk janë vetëm punët e policisë. Jo vetëm se ligji ynë, ai i shkruari dhe i pazbatuar e thonë në të gjithë gjatësinë që ministria e Brendshme nuk bën punë policore dhe ministri i brendshëm nuk është kryepolici, mbi të gjitha në punët e brendshme një ndryshim është një pikënisje e logjikshme.
Jemi i vetmi vend pa një sistem adresash dhe të gjithë ministrat e brendshëm e kujtojnë bisedën e pare pas mandatimit ka qenë adresat. Kemi një sistem të prapambetur zjarrfikësish si një trup që merr në fund thërrimet. Zjarret janë problemet më të mëdha. Sot kur parametrat e rendit jane brenda normave dhe kur të tjera puën të brendshme kërkojnë një vëmendje të shtuar dhe mendësi të re, ministria duhet të ngrihet në lartësi të re. duhet të jetë ministria e punëve të brendshme ku ti shoh në 360 gradë, ndarja e qartë e punëve të brendshme nuk duhet të mbetet në letër.
Administrata e ministrisë së brendshme nuk duhet të jetë burokraci. Arsimi i trupës policore, funksionimi i prefekturave, policimi në komunitet, vizat e lejes dhe të punës, sipërmarrjet që kërkojnë leje qëndrimi për punë. Migracioni, gjendja civile, siguria private e cila ëhstë një popullatë më vete me pistoleta në brez që vetëm kur ndodh ndonjë gjë kujtohemi. Policia shkencore që nuk ka lidhje me uniformën, administrimi i pasurive të sekuestruara që i riblinin ata që i kishin.
Në krye të ministrisë do të jetë Albana Koçiu.”
Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo grua duhet t’i ketë. Me modele tote, crossbody dhe shpine,...