Kandidati i LDK-së për deputet, Alban Rraci, ka përkujtuar Fadil Feratin në 15 vjetorin e vdekjes.
Rraci ka shkruar se ish-kreu i Istogut “ la pas një kontribut të pashoq për shtetin e Kosovës dhe një trashëgimi të fortë politike, e cila po vazhdohet me përkushtim nga i biri, Ilir Ferati”.
Postimi i plotë:
Sot kujtojmë dhe nderojmë veprën e veprimtarit, kryetarit të Komunës së Istogut dhe ish-nënkryetarit të LDK-së, Fadil Ferati, në 15-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Ai la pas një kontribut të pashoq për shtetin e Kosovës dhe një trashëgimi të fortë politike, e cila po vazhdohet me përkushtim nga i biri, Ilir Ferati.
Lavdi jetës dhe veprës së tij!