Analisti i emisionit sportiv “Favorit” në T7, Alban Lumi ka dhënë një informacion ekskluziv që mund t’i gëzojë tifozët dardanë.
Ai ka thënë se edhe Arijon Ibrahimovic është shumë afër zgjedhjes së kombëtares së Kosovës.
“Ibrahimovic te Kosova është afër 90% e kryer”, ka thënë Lumi në “Favorit”.
Arijon Ibrahimovic është përfaqësues i kombëtares së grupmoshave të reja të Gjermanisë.
Ibra është pjesë e Heidenheimit momentalisht në formë huazimi nga Bayern Muncheni./GazetaExpress/