string(78) "alban-hyseni-gezon-futbolldashesit-e-gjilanit-shihemi-shpejt-ne-stadiumin-e-ri"

Sport

Gazeta Express

20/05/2025 18:01

Alban Hyseni ‘gëzon’ futbolldashësit e Gjilanit: Shihemi shpejt në stadiumin e ri

Sport

Gazeta Express

20/05/2025 18:01

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka dhënë një lajm pozitiv për Stadiumin e Qytetit të Gjilanit.

I pari i Gjilanit, Hyseni ka thënë se tashmë është nënshkruar kontrata me kompaninë fituese për rinovimin e stadiumit.

“U NËNSHKRUA KONTRATA për Stadiumin e Gjilanit!

Shumë shpejt nisin punimet dhe nis edhe një epokë e re për sportin në Gjilan.

Urime të gjithë sportdashësve dhe sportistëve, ky është stadiumi që e kemi meritu prej kohësh!

Shpejt, shumë shpejt… shihemi në stadiumin e ri!”, shkruan Alban Hyseni në rrjetin social “Facebook”.

Rinovimi i stadiumit të Gjilanit ka nisur në vitin 2017, kur atëherë kryetar i Gjilanit ishte Lutfi Haziri, derisa tashmë janë bërë vite që në atë stadium nuk është punuar fare./GazetaExpress/