Alban Dragusha e ka nisur mjaft mirë aventurën si trajner i Prishtinës.
Ekipi kryeqytetas shënoi fitore minimale 1:0 sot ndaj Ballkanit në ndeshjen që u luajt në Hajvali.
Ahmeti realizoi golin e vetëm dhe të fitores së madhe për vendasit në minutën e 83-të, shkruan Gazeta Express.
Me këtë fitore, Prishtina ngjitet në vendin e tretë me 41 pikë, ndërsa Ballkani mbetet me 45 në vendin e parë, pozitë që nesër mund t’ia zë Drita.