Alba Vukaj, një nga emrat më të komentuar të edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”, po shijon disa ditë relaksi në një nga destinacionet më luksoze të Evropës – ishullin piktoresk të Capri, në jug të Italisë.
Modelja dhe influencuesja nga Shkodra, e njohur për stilin e saj të guximshëm dhe pamjen gjithmonë të kuruar, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi që kanë bërë bujë të menjëhershme. E veshur me bikini të bardha, të dizajnuara me detaje të frutit të një limoni – që theksonin edhe më shumë linjat e saj perfekte – Alba ka treguar një formë trupore për t’u admiruar dhe një prezencë që tërheq vëmendjen pa shumë përpjekje.
Në përshkrimin e fotove, bukuroshja shqiptare është treguar e rezervuar, duke zgjedhur vetëm katër zemra si emoji, pa zbuluar asgjë për shoqërinë që e shoqëron gjatë këtyre pushimeve. Kjo ka nxitur një sërë spekulimesh nga ndjekësit e saj, të cilët nuk kanë hezituar të pyesin: “Kush po e shijon Caprin me Alban?”
Ndonëse ajo nuk ka konfirmuar asnjë lidhje të re dashurie, dyshimet për një romancë të mundshme nuk kanë munguar. Me një stil jetese gjithnjë glamuroz dhe me një profil që po rritet dita-ditës në mediat sociale, Alba po e shfrytëzon verën për të mbajtur vëmendjen të fokusuar tek ajo – dhe ia ka dalë mjaft mirë.
Capri, me panoramat e tij magjepsëse dhe atmosferën elitare, duket se i ka shkuar për shtat bukuroshes shqiptare, e cila është shfaqur më e rrezatuar se kurrë më parë. /GazetaExpress/