"Alba Festival" po thyen rekorde, Zyrichu do të ketë tri net të mëdha festive - Gazeta Express
string(74) "alba-festival-po-thyen-rekorde-zyrichu-do-te-kete-tri-net-te-medha-festive"

“Alba Festival” po thyen rekorde, Zyrichu do të ketë tri net të mëdha festive

Rozë

Gazeta Express

14/05/2024 17:23

Me datat 21-23 qershor në Cyrih mbahet festivali open-air shqiptar për Zvicër e më gjerë “Alba Festival”.

Ky është festivali më i madh në diasporë në të cilin do të përformojnë 20 yje të muzikës shqiptare.

Lexo Edhe:

“Alba Festival”, synon të jetë një pikëtakim për një “miks” të muzikës moderne nga Shqipëria dhe nga Kosova dhe të stabilizohet si një platformë për shkëmbimin ndërkulturor.

Interesimi për të marrë pjesë është jashtzakonisht i madh, ku ka thyer rekorde nga kërkesat e shumta të fansave.