Alarmuese: Rritet numri i viktimave në aksidente, 58 të vdekur në 7 muajt e parë të vitit - Gazeta Express
string(87) "alarmuese-rritet-numri-i-viktimave-ne-aksidente-58-te-vdekur-ne-7-muajt-e-pare-te-vitit"

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 14:09

Alarmuese: Rritet numri i viktimave në aksidente, 58 të vdekur në 7 muajt e parë të vitit

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 14:09

Numri i aksidenteve të komunikacionit në Kosovë ka shënuar rritje gjatë muajve janar-korrik, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Si pasojë e kësaj, u rrit edhe numri i viktimave në vend.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës dërguar për Gazetën Blic, janë regjistruar gjithsej 13,235 aksidente, krahasuar me 12,507 aksidentet e vitit të kaluar.

Aksidentet fatale kanë shënuar rritje nga 48 në 51, ndërsa numri i personave të vdekur ka shënuar rritje nga 52 në 58

Përveç këtyre, edhe aksidentet me lëndime kanë shënuar rritje, nga 4,552 raste sa ishin në vitin 2024, në 4,855 raste në vitin 2025.

Aksidentet me dëme materiale gjithashtu kanë shënuar rritje, nga 7,907 në 8,329 të tilla.

Në këtë periudhë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 448,661 tiketa, që i bie 37,324 tiketa më shumë se në vitin 2024.

Policia e Kosovës thotë se për të ofruar siguri, ka hartuar urdhëra operativë dhe plane të tjera që kanë për qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve.