string(141) "alarmojnedeputetetanetariikomitetit-per-barnat-esenciale-futi-15-barna-ne-liste-te-cilet-distribuohen-nga-kompania-ku-eshte-aksionar-meditech"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2024 23:42

Alarmojnë deputetët: Anëtari i Komitetit për Barnat Esenciale, futi 15 barna në listë të cilët distribuohen nga kompania ku është aksionar, “Meditech”

Lajme

Gazeta Express

05/03/2024 23:42

Deputetet kanë ngritur sot dyshimet për një skandal te Ministrisë e  Shëndetësisë. Anëtari i Komitetit për Barnat Esenciale, Arianit Jakupi, ka futur në listë 15 lloje barnash të cilat distribuohen nga kompania ku ai është aksionar, Meditech. Akuzat janë berë nga deputeti Bekim Haxhiu i PDK’së. Sipas informatave, barnat vijnë nga kompania e mirënjohur e barnave, “Roche”, e cila nuk dihet nëse është në dijeni që kompania kosovare që distribuon barnat e saj, të jetë përfshirë në këtë skandal.

Deputetët opozitarë, Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë ngritur akuza të martën gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës për Ministrinë e Shëndetësisë që drejtohet nga Arben Vitia.

Bëhet fjalë për blerjen e barnave esenciale, që sipas deputetëve opozitarë “ka keqpërdorime”.

Deputeti Haxhiu përmendi emrin e Arianit Jakupit, drejtor menaxheres i biznesit “Meditech”, i regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të  Bizneseve të Kosovës (ARBK), biznes që si aktivitet bazë e ka “tregtinë me pakicë e artikujve ortopedikë dhe mjeksorë, në dyqane të specializuara”.

Jakupi në kompani ka edhe tre aksionarë të tjerë, por u përmend vetëm emri i tij, pasi Haxhiu tha se “është anëtar në komiteti për hartimin e listës së barnave esenciale”.

“Ka marrë tender 20 milionë euro”, ka thënë Haxhiu në Kuvend, teksa premtoi që do të bëjë denoncime me emra e mbiemra.

“Nga 60 milionë euro për blerjet e barnave nga lista esenciale vetëm një kompani i ka fituar 20 milionë euro tender, vetëm një kompani. A është rastësi kjo që kompania që ka fitu tender, del të jetë e njërit nga anëtarët e komitetit për hartimin e listës për barnat esenciale. Kjo çështje është për hetuesinë. Po, po Arianit Jakupi është aksionar i kompanisë që ka fituar tenderin për barnat esenciale. Nuk e kam atë dert, do ta mbrojë interesin e qytetarëve, kushdo që është i zhytur në krim ka me denoncu”, ka thënë Haxhiu.

Po të njëjtën kritikë e në të njëjtën seancë e pati edhe Armend Zemaj i cili tha se janë futur 16 lloje barnash në listën esenciale.

“Kjo çështje i takon hetuesisë”, tha Zemaj, duke ngritur kështu këtë çështje.

“60 milionë fondi i rritur për listën e barnave, 20% të këtij fondi i ka shfytëzu për një vit një kompani, a e dini pse, sepse kryetari i odës, ish kryetari i odës farmaceutike, bashkëpunëtori më i afërt i këtij dhe këshilltari kryesor në Ministrinë e Shëndetësisë i ka marrë atje 10% të aksioneve falas dhe i ka futur 16 barna në listën esenciale të barnave që ka kriju monopol milionësh, Arianit Jakupi me emër e mbiemër, ka pretenduar Zemaj.

Më pas, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se “ky person ka qenë në çdo qeveri”, duke shtuar se “mund të hetohet gjithçka në të cilën ka dyshime”. /Gazeta Express

aaaaa