Dy nga agjencitë më të mëdha botërore të motit, kanë paralajmëruar vite me nxehtësi të madhe e vdekjeprurëse, që do ta shtyjnë tokën drejt ekstremiteteve të pakëndshme, përfshirë zjarret.
Sipas një parashikimi pesëvjeçar të publikuar të mërkurën nga Organizata Botërore e Meteorologjisë dhe Zyra Meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar, thuhet se ekziston një mundësi 80% që brenda pesë viteve të ardhshme bota të thyejë një rekord tjetër vjetor temperaturash, dhe është edhe më e mundshme që të tejkalohet përsëri pragu ndërkombëtar i temperaturës i vendosur para 10 vitesh,
“Temperaturat më të larta mesatare globale mund të duken abstrakte, por në jetën reale kjo përkthehet në një mundësi më të madhe për mot ekstrem: uragane më të fuqishme, reshje më të dendura, thatësira,” ka thënë studiuesja e klimës në Universitetin Cornell, Natalie Mahowald, duke shtuar se, “temperaturat më të larta mesatare globale përkthehen në më shumë jetë të humbura.”
Pra, sipas agjencive, për herë të parë ekziston mundësia – megjithëse e vogël – që para fundit të kësaj dekade, temperatura vjetore globale të tejkalojë objektivin e marrëveshjes së Parisit për kufizimin e ngrohjes në 1.5 gradë Celsius dhe të arrijë një ngrohje më shqetësuese prej 2 gradësh Celsius.
Poashtu është parashikuar se ekziston një mundësi 86% që një prej pesë viteve të ardhshme të tejkalojë pragun 1.5 gradë dhe një mundësi 70% që mesatarja e këtyre pesë viteve të jetë mbi këtë nivel global.
Raportohet se këto parashikime janë bërë nga më shumë se 200 simulime kompjuterike të zhvilluara nga 10 qendra shkencore globale.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...