Alarmi për përdorimin e monopatinave elektrike në Shqipëri, mbi 900 të aksidentuar në dy vjet - Gazeta Express
string(92) "alarmi-per-perdorimin-e-monopatinave-elektrike-ne-shqiperi-mbi-900-te-aksidentuar-ne-dy-vjet"

Shqiperi

Gazeta Express

25/06/2025 17:46

Alarmi për përdorimin e monopatinave elektrike në Shqipëri, mbi 900 të aksidentuar në dy vjet

Shqiperi

Gazeta Express

25/06/2025 17:46

Monopatinat elektrike po shndërrohen në një burim të madh rreziku në rrugët e Shqipërisë, me më shumë se 900 persona të aksidentuar në dy vitet e fundit. Sipas të dhënave nga Spitali Universitar i Traumës, vetëm gjatë vitit 2024, 694 persona kërkuan ndihmë mjekësore për lëndime nga aksidentet me këto mjete, ndërsa në pesë muajt e parë të vitit 2025 janë regjistruar 212 raste të tjera.

Shumica e të aksidentuarve janë të rinj, nga mosha 15 deri në 30 vjeç, por po ashtu ka raste të fëmijëve dhe të moshuarve që përfshihen në incidente. Lëndimet, përfshirë fraktura të rënda në kokë dhe shtyllë kurrizore, janë të zakonshme dhe shpesh kërkojnë trajtim mjekësor intensiv.Në Shqipëri, mungesa e një legjislacioni të qartë për përdorimin e monopatinave e ka bërë situatën më të rrezikshme. Aktualisht, përdoruesit e monopatinave respektojnë rregullat për biçikletat, por specifikat e këtyre mjeteve kërkojnë masa të veçanta, si ndalimi i përdorimit nga dy persona dhe detyrimi për përdorimin e kaskatave mbrojtëse.