Neuropsikiatri Sami Rexhepi ka folur sot në emisionin Kosova Live në T7 për një nga pasojat më të rënda të dhunës në familje: ndikimin e saj te fëmijët që rriten në mjedise të tilla.
Ai theksoi se dhuna nuk është vetëm traumë për viktimën direkte, por edhe një model sjelljeje që fëmija e përthith dhe e riprodhon në jetën e tij të ardhshme.
“Fëmijët që rriten në një mjedis të dhnshëm, dhnën e kanë si model dhe si mjet të zgjidhjes së problemit,” u shpreh Rexhepi, duke paralajmëruar se pasojat psikologjike janë të thella dhe afatgjata.
Sipas neuropsikiatrit, fëmijët që shohin dhunë brenda shtëpisë shumë raste rrezikojnë të bëhen viktima të përsëritura ose agresorë në të ardhmen.
Diskutimi u zhvillua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, ku Kosova Live solli rrëfime, statistika dhe analiza të thella për fenomenin e dhunës në familje dhe pasojat e saj shkatërruese.
Intervista e plotë: