508 fëmijë në vendin tonë kanë përjetuar ndonjë formë të dhunës dhe ngacmimit seksual. Këto shifra janë raste të raportuara në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ndërsa, në Evropë, çdo i pesti fëmijë është viktimë e dhunës seksuale. Në më të shumtën e rasteve dhunusi është person i njohur i fëmijës ose person të cilit fëmija i beson. Këto të dhëna u shpalosën në nisjen e fushatës kombëtare të quajtur “1 nga 5 – Stop dhunës seksuale ndaj fëmijëve”.
Numri më i madh i rasteve që kanë ndodhur në vendin tonë janë përdhunim të fëmijëve nën 15 vjeç.
“Nga këto raste, 186 janë raste të përdhunimit të fëmijëve nën 15 vjeç, që është vërtetë shqetësuese. Këto të dhëna e vërtetojnë nevojën për aksion sistematik dhe për masa preventive”.
Sipas zëvendës së Avokatit të Popullit kjo është alarm për të gjithë ne se mbrojtja e fëmijëve nuk është vetëm obligim, por është çështje e dinjitetit njerëzor, ndërgjegjes dhe përgjegjësisë.“Fëmijët viktima të dhunës, shpesh përballen me traumë të dysfishta, nga vetë dhuna dhe nga reagimi i pandjeshëm institucional. Prandaj, kërkojmë protokolle më të mira, procedura miqësore për fëmijët dhe koordnim me të gjitha institucionet kompetente”.Është e vërtetë e pakëndshme sipas Marcija Pallota, përfaqësuese e Delegacionit të BE-së në RMV, se kjo gjë po ndodh më shpesh se sa ne duam ta pranojmë.“E para, parandalimi funksionon. Kur fëmijët i dijnë të drejtat e tyre, të rriturit e dijnë se si të reagojnë, keqpërdorimi fshihet më rëndë dhe ndalohet më lehtë. Dhe e dyta, askush prej nesh nuk mund ta bëjë këtë vetëm, prandaj nevoiten profesionistë të trajnuar dhe shoqëri e përkushtuar, e cila do të jetë në anën e fëmijëve në çdo moment”.Qëllimi i fushatës sipas Barbara Ligl, Udhëheqëse e komponentit të të Drejtave Themelore dhe të Njeriut është ngritja e vetëdijes që fëmijët t’i dijnë të drejtat e tyre.“Qëllimi kryesor është që të krijohet një ambient ku të drejtat e fëmijëve do të jenë të mbrojtura plotësisht dhe do të promovohen dhe që do të jetë i favorshëm për për avancimin e potencialit të të gjithë fëmijëve”.Nga 508 raste të dhunës dhe ngacmimit seksual të fëmijëve në vendin tonë, 99 fëmijë të moshës 15-17 vjeçare kanë qenë viktima të sulmeve seksuale dhe përdhunimit, 44 fëmijë janë detyruar të shikojnë akte seksuale, 30 fëmijë janë ngacmuar seksualisht, 18 kanë parë materiale pornografike të paraqitura nga një i rritur, 24 raste lidhen me prodhimin dhe shpërndarjen e pornografisë me fëmijë.
tag_katrorimaqedoni_2